Vendimi i qeverisë italiane: Nxirrni fëmijët me prindin të marrin ajër të pastër

Evropë

Vendimi i qeverisë italiane: Nxirrni fëmijët me prindin të marrin ajër të pastër

Më: 31 mars 2020 Në ora: 20:40
Ilustrim

Autoritetet në Itali njoftojnë masa të reja për daljen e fëmijëve duke njoftuar qytetarët se mund të nxjerrin fëmijët jashtë shtëpive të shoqëruar me prindin ose një familjar tjetër.

Në qarkoren e ministrisë së Brendshme të Italisë, thuhet se, "për të mos i privuar fëmijët nga ecja dhe aktivitetit fizik, një fëmijë do të ketë të drejtë të dalë vetëm me një pjesëtar të familjes, qoftë ky prind apo një vëlla apo motër më e madhe". Përcaktohet edhe që shëtitja duhet bërë jo larg vendbanimit.

Qarkorja që shihet si lajm i mirë për shumë prindër dhe fëmijët e tyre, erdhi për shkak të masave shtrënguese të marra gjatë javëve të fundit në Itali për të ngadalësuar përhapjen e virusit vdekjeprurës, COVID-19 dhe synon zbutjen e tyre te një kategori popullate, të vegjlitm

Kjo masë vjen në një kohë kur numri i të infektuarve në shtetin fqinji i ka arritur në 105 mijë, ndërkohë që numri i viktimave ka arritur në 12.500. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat