Qeveria e Spanjës jep 15 milionë euro ndihmë për mediat vendëse

Evropë

Qeveria e Spanjës jep 15 milionë euro ndihmë për mediat vendëse

Më: 31 mars 2020 Në ora: 21:44
Foto

Qeveria e Spanjës ka vendosur që të akordojë një ndihmë prej 15 milionë eurosh për mediat vendase, të cilat kanë pasur probleme ekonomike për shkak të pandemisë së COVID-19.

Edhe pse shikueshmëria dhe interesimi është rritur në vend, sponsorët dhe reklamuesit janë tërhequr, e kjo ka sjellë dëme ekonomike.

Nisur nga situata u vendos që qeveria të ndihmojë mediat që të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre.

Edhe në Shqipëri është bërë thirrje nga Unioni i gazetarëve, por edhe nga Partia Demokratike që qeveria të ndihmojë mediat në vend, të cilat kanë pasur probleme ekonomike për shkak të tërheqjes së bizneseve që reklamojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat