Shkon në 214 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi

Evropë

Shkon në 214 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi

Më: 1 prill 2020 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Turqisë njoftoi se 46 persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet, duke e çuar në 214 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Sipas kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të kaluara u infektuan 2704 persona dhe kështu shifra e përgjithshme e të prekurve nga virusi i ri shkoi në 13 mijë e 531 persona, shkruan “Anadolu”.

Mbi 240 pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, ndërsa 847 të tjerë janë duke u trajtuar në sektorët e kujdesit intensiv për shkak të gjendjes më të rëndë shëndetësore.

Vetëm për një ditë, autoritetet shëndetësore turke i testuan mbi 15 mijë persona, që do të thotë se 92 mijë njerëz në mbarë vendin janë testuar për koronavirus deri më tani.

Ndryshe, rastet e para të virusit të ri u shënuan në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa sëmundja tash është përhapur në rreth 180 shtete dhe territore në mbarë botën.

Deri në mëngjesin e së mërkurës, 860 mijë njerëz në mbarë botën janë infektuar dhe mbi 42 mijë e 300 kanë vdekur nga pandemia Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat