Holanda vazhdon mbylljen deri më 28 prill

Evropë

Holanda vazhdon mbylljen deri më 28 prill

Më: 1 prill 2020 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Holanda ka zgjatur mbylljen e shkollave, restoranteve dhe bareve edhe për një muaj tjetër.

Holanda ka vazhduar mbylljen e shkollave, restoranteve dhe bareve për rreth një muaj tjetër, pasi numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve vazhdojnë të rriten, raporton “Bbc”.

Kryeministri Hollandez Mark Rutte njoftoi se zgjatja do të ishte të paktën deri më 28 Prill.

Vendi nuk është nën një bllokim të plotë, por njerëzit janë inkurajuar fuqimisht të praktikojnë distancimin shoqëror dhe punën nga shtëpia. Ngjarjet dhe mbledhjet me tre ose më shumë njerëz që nuk jetojnë së bashku janë të ndaluara.

Vendi ka pasur gati 13,000 raste pozitive me një numër vdekjesh prej 1.059 që nga e marta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat