Shpërndarësi i drogës dhuron 200 maska: Ime bijë më tha se infermierët nuk kanë

Evropë

Shpërndarësi i drogës dhuron 200 maska: Ime bijë më tha se infermierët nuk kanë

Më: 1 prill 2020 Në ora: 11:21
Ilustrim

Në arrest shtëpie për shpërndarje droge, kishte blerë shumë maska për familjen e tij, por pasi e bija 6-vjeçare me aftësi të kufizuara përfundoi në spital pasi u rrëzua, ndryshoi mendim.

Ai vendosi që ti dhurojë rreth 200 maskat që kishte siguruar për spitalin pediatrik ku ishte kuruar e bija.

Arsyeja? Vogëlushja i kishte thënë se të gjithë infermierët nuk kishin maska, pavarësisht emergjencës së koronavirusit, duke bërë që të marrë këtë vendim.

Historia vjen nga Bari në Itali, ku maskat iu dhuruan spitalit pediatrik ‘Giovanni XXIII’, i cili falënderoi 28-vjeçarin protagonist të këtij rasti.

Personi në fjalë ndodhej në arrest shtëpie për shpërndarje droge dhe jetonte me dy vajzat 1 dhe 6 vjeçe, ndërsa maskat i bleu me lekët e fundit.

Vajza e madhe duhet të operohej në 9 prill, por ndërhyrja u shty për shkak të emergjencës së koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat