Një 13-vjeçar ndërron jetë nga koronavirusi

Evropë

Një 13-vjeçar ndërron jetë nga koronavirusi

Më: 1 prill 2020 Në ora: 12:34
Londër

Një djalë 13-vjeçar në Londër është bërë viktima më e re e koronavirusit në Britani. Ismail Mohamed Abdulwahab, nga Brixton, vdiq në Spitalin ‘King’s College’. Sipas autoriteteve ai nuk kishte sëmundje të tjera të mbartura që mund të kenë ndikuar në humbjen e jetës së adoleshentit.

Familja e djalit, i cili gjithashtu kohët e fundit humbi babanë e tij nga kanceri, thanë se ata nuk do të lëshonin asnjë foto të Ismailit për shtypin.

Familjarët e viktimës thanë se Ismail Mohamed Abdulwahab Kur “filloi të shfaqte simptoma si kollë dhe ethe dhe kishte vështirësi në frymëmarrje” u shtrua në Spitalin e Kings College.

Ai u intubua menjëherë dhe më pas u fut në gjendje kome të induktuar, por fatkeqësisht vdiq sot në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat