Turqia i ndihmon Spanjën e Italinë me pajisje mjekësore

Evropë

Turqia i ndihmon Spanjën e Italinë me pajisje mjekësore

Më: 1 prill 2020 Në ora: 14:23
Foto Ilustrim

Një aeroplan ushtarak turk, i mbushur me pajisje mjekësore, është nisur drejt Italisë dhe Spanjës për të ofruar ndihmë në luftën kundër koronavirusit për dy vendet më të prekura në Evropë dhe në botë.

Numri i të vdekurve në Itali shkoi në 12428 të martën dhe kjo është shifra më e lartë në botë për një shtet. Në Spanjë deri më tani kanë vdekur 8189 njerëz, duke e vendosur këtë shtet në pozitën e dyë pas Italisë.

Turqia ka shumë më pak raste dhe viktima të koronavirusit, ndonëse ka popullsi gati dyfish më të madhe se Spanja dhe 20 milionë banorë më shumë se Italia.

Deri më tani, mbi 860 mijë njerëz janë infektuar në mbarë botën dhe 42 mijë kanë vdekur nga koronavirusi, shkruan “Anadolu”.Vendet më të prekura janë Italia, Spanja, Shtetet e Bashkura, Irani, Franca dhe Kina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat