Shkencëtarët britanikë e konsideruan rrezik të moderuar koronavirusin

Evropë

Shkencëtarët britanikë e konsideruan rrezik të moderuar koronavirusin

Më: 1 prill 2020 Në ora: 15:45
Britani

Koronavirusi i ri vdekjeprurës po merret seriozisht nga mbarë bota. Komuniteti shkencor në Britaninë e Madhe tani po bën paralajmërime apokaliptike.

Por në shkurt të këtij viti, shkencëtarët britanikë vlerësuan se koronavirusi është një rrezik i moderuar.

Sipas Daily Mail, komisioni i Shëndetit Publik në Angli u mblodh më 21 shkurt për të diskutuar rrezikun nga Covid-19.

Shkencëtarët më të mirë në vend nuk vendosën të rrisin nivelin e alarmit. Për ta, koronavirusi ishte vetëm një ‘risk i moderuar’.

Në atë kohë Kina kishte regjistruar 75 mijë raste dhe mbi 2200 viktima. Edhe disa vende të tjera kishin shënuar vdekje.

Aktualisht në Britani janë regjistruar 381 viktima vetëm në 24 orët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat