Donte të shpëtonte nga prangat, burri pështyn policët në fytyrë: Jam me koronavirus

Evropë

Donte të shpëtonte nga prangat, burri pështyn policët në fytyrë: Jam me koronavirus

Më: 1 prill 2020 Në ora: 18:35
Marc Olley

Një 36-vjeçar në Britani është arrestuar pasi pështyu dy policë dhe u kollit në fytyrën e njërit prej tyre. Këto janë veprimet që nuk duhet të bëhen asnjëherë ndaj zyrtarëve, por në këto ditë kur koronavirusi ka prekur të gjithë botën, masat duhet të jenë më të forta.

Marc Olley nga Grimsby është dënuar me pesë muaj burg. Ai ra në duart e policëve pasi u akuzua për sjelljen agresive ndaj ish-të dashurës. Për të shpëtuar, zgjodhi që të kollitej para fytyrës së tyre duke i thënë: ‘Jam me koronavirus’.

‘Nëse fytyra juaj do të ishte këtu, do ju pështyja’, i tha Marc policëve. Para gjykatës, ai i pranoi akuzat e sulmit ndaj policëve në detyrë më 28 mars.

Nuk është ky rasti i parë kur përpiqen të largohen nga duart e drejtësisë duke përdorur pandeminë e koronavirusit.

Një 37-vjeçar u arrestua për sulmin ndaj një gruaje dhe kollitjes në fytyrën e policëve. Ndërsa një tjetër u vu në pranga se pështyu gishtin e një oficeri në detyrë duke i thënë se është i infektuar me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat