Buzëqesh Lombardia, rajoni rekord me Covid-19 “përqafon” pak shpresë

Evropë

Buzëqesh Lombardia, rajoni rekord me Covid-19 “përqafon” pak shpresë

Më: 1 prill 2020 Në ora: 19:35
Lombardia

Lajme të mira vijnë nga Italia dhe buletini në Rajonin e Lombardisë, që është më i prekuri në shtetin në fjalë. Vdekjet janë 381 (totali 7199), 77 më pak se sa një ditë mëparë.

Një e dhënë e mirë ëshë edhe numri i krevateve të zëna në terapi intensive, më në fund me shenjën negative përpara (-6 në krahasim me dje), ndërsa të prekurit e rinj janë 1047, duke shkuar në total 43 mijë e 208.

Ok Bergamo dhe Brescia, me 138 dhe 154 të prekur, ndërsa Milano ka zbritur në 235. Por, janë ende 925 tamponë në fazën e verifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat