Numri i vdekjeve në Itali, shumë më i lartë sesa që po raportohet

Evropë

Numri i vdekjeve në Itali, shumë më i lartë sesa që po raportohet

Më: 2 prill 2020 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Numri i vdekjeve në Itali nga virusi COVID-19 është shumë më i lartë se sa është raportuar, pasi që ” vendi nuk mund të kursejë burime për të testuar çdo trup të vdekur”, ka pohuar një raport.

Italia u bë epiqendra e parë evropiane e virusit. Numri i të vdekurve në vend aktualisht është 13.155.

Zyrtarë të një shtëpie pleqsh në Coccaglio, afër Milano, raportoi se 24 banorë vdiqën gjatë muajit mars, askush prej të cilëve nuk u testua për koronavirus, raporton Wall Street Journal.  Ata pretenduan se e njëjta situatë ishte edhe tek një institucion tjetër i kujdesit në një qytet pranë, të quajtur Lodi.

Raporti analizoi vdekjet në Lombardi, një nga zonat më të goditura nga sëmundja. Shumë qytetarë që vdesin nga COVID-19 nuk i ndalin trupat në spital që t’i testojnë për COVID-19, sqaron tutje WSJ.

“Njerëzit vdiqën dhe nuk u testuan sepse koha dhe burimet janë të kufizuara”, tha Eugenio Fossati, nënkryetari i bashkisë së Coccaglio, për WSJ.

Bazuar në intervistat me zyrtarë lokalë, mjekë dhe ofrues të shërbimit të varrimit, personat më në kontakt me të vdekurit, analiza parashikon që në rreth dy prej pikave kryesore të virusit në vend, Bergamo dhe Brescia, numri i të vdekurve është të paktën dyfishi i asaj që është raportuar në shkurt.

Italia është vendi me shifrat më të larta të vdekjeve në botë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat