Franca raporton edhe 471 vdekje nga koronavirusi

Evropë

Franca raporton edhe 471 vdekje nga koronavirusi

Më: 2 prill 2020 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Franca ka raportuar edhe 471 vdekje nga Covid-19 duke e çuar kështu numrin e vdekjeve në 4503.

Shifra e vdekjeve në Francë përfshin vetëm personat që kanë ndërruar jetë në spital, dhe jo ata që kanë ndërruar jetë në shtëpi ose në Shtëpitë për të Moshuar.

Megjithatë, zyrtari i lartë shëndetësor Jerome Salomon ka thënë për mediat për herë të parë se nga të dhënat fillestare që kanë besohet se 884 njerëz kanë vdekur në Shtëpitë për të Moshuar prej kur ka filluar pandemia.

Nëse kjo shifër i shtohet shifrës zyrtare të vdekjeve i bie që të paktën 5387 persona kanë vdekur nga Covid-19 në Francë prej kur ka shpërthyer pandemia, transmeton Klan Kosova.

Numri ditor i vdekjeve të raportuara nga spitalet ka rënë gjatë ditës së sotme, duke marrë parasysh që dje ishin raportuar 509 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat