Gjysma e popullsisë së Suedisë mund të infektohet me koronavirus në prill

Evropë

Gjysma e popullsisë së Suedisë mund të infektohet me koronavirus në prill

Më: 2 prill 2020 Në ora: 23:03
Suedi

Gjysma e popullsisë së Suedisë mund të infektohet me koronavirus deri në fund të muajit, ka paralajmëruar një statistikan.

Tom Britton, një profesor i matematikës nga Universiteti i Stokholmit, tha se është e mundur që deri në një milion njerëz tashmë janë të infektuar nga virusi – megjithëse vendi ka konfirmuar vetëm 5.466 raste, raporton Daily Mail.

Nga rezultatet e nxjerra nga modelet matematikore, ai beson se numri i infeksioneve të reja ditore do të arrijë deri në 5 milionë njerëz të infektuar në fund të muajit prill.

Suedia iu ka rezistuar deri tani thirrjeve për të nisur izolimin mbarëkombëtar, sikurse kanë bërë vendet e tjera evropiane, duke vazhduar veprimtarinë ekonomike e shoqërore në përgjithësi.

Britton i tha Radio Suedisë se është shumë herët për të treguar se çfarë efekti, nëse ka, këto masa kanë pasur në përhapjen e virusit – sepse të dhënat e vetme të besueshme që ai ka janë shifrat e vdekjes.

Të tjerët kanë këmbëngulur që qeveria duhet të veprojë më shpejt dhe të shkojë më tej për të parandaluar skena të ngjashme me Italinë dhe Spanjën – ku dhjetëra mijëra kanë vdekur.

Javën e kaluar, një peticion i nënshkruar nga 2,000 mjekë, shkencëtarë dhe profesorë u dorëzua në qeveri duke kërkuar masa më të rrepta për t’u zbatuar.

Midis nënshkruesve ishte Profesori Carl-Henrik Heldin, kryetari i Fondacionit Nobel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat