Foto e saj u bë simbol botëror, shërohet nga koronavirusi infermierja italiane

Evropë

Foto e saj u bë simbol botëror, shërohet nga koronavirusi infermierja italiane

Më: 3 prill 2020 Në ora: 07:08
Elena

Shërohet nga koronavirusi infermierja italiane, Elena Pagliarini.

Fotografia e Elena Pagliarini, e cila punonte në spitalin e Cremona-s, me  kokën mbështetur pranë tastierës së kompjuterit ende e veshur me doreza dhe me këmishën e punës bëri xhiron e botës dhe preku jo pak zemra.

Pesë ditë më vonë pas kësaj foto infermierja 43 vjeçare rezultoi pozitive ndaj testit të koronavirusit por sot, 17 ditë më pas ajo është shëruar.

Lajmin e ka dhënë spitali ku qëndronte e shtuar Elena duke thënë se ajo është shumë mirë dhe analizat i kanë dalë negative.

“Jam shumë mirë, falë Zotin nuk kam as një lloj shqetësimi, mezi po pres të kthehem tek kolegët e mi dhe profesioni im që e adhuroj”- ka thënë infermierja 43-vjecare për mediat.

Për shërimin e Elena-s, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, ku shkruan:

“Fotoja e Elenës, është një shkrepje nga jeta reale, është impenjim dhe sakrificë dhe ka prekur zemrat e të gjithëve. Është një foto që portretizon dashurinë për jetën dhe përpjekja për ta mbrojtur atë. Në një foto shfaqet i gjithë njerëzimi i kësaj gruaje. Faleminderit, faleminderit atyre që nuk heqin dorë kurrë”- shkruan Di Maio në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat