Covid-19/ Media në krizë, ja zgjidhja që ka parashikuar Mediaset

Evropë

Covid-19/ Media në krizë, ja zgjidhja që ka parashikuar Mediaset

Më: 3 prill 2020 Në ora: 07:25
Mediaset

Koronavirusi ka gjunjëzuar ekonomitë mediatike në mbarë botën. Mediat janë në krizë në çdo vend, ku disa nga masat e marra janë, mbyllja e disa programeve, shkurtimi i stafit dhe përgjysmimi i pagave.

Disa shtete si Spanja dhe Greqia kanë miruatuar vendime për të ndihmuar median. Edhe media italiane është shumë e prekur nga kjo krizë. Niccolò Querci, drejtori qendror i burimeve njerëzore dhe operacioneve të grupit Mediaset, shpjegon në një letër për të gjithë punonjësit e Biscione se ngecja e tregut të reklamave në një kontekst të një pasigurie të tillë, e kombinuar me nevojën për të pezulluar prodhime të caktuara dhe për të modifikuar në mënyrë të konsiderueshme organizimin e punës po ndikon gjithashtu në rezultatet ekonomike dhe financiare të grupit.

Gjithashtu në Cologno Monzese kompania po synon të përdorë rrjetat e sigurimeve shoqërore të parashikuara nga dekreti Cura Italia, “i kufizuar në periudhën e urgjencës dhe për ato zona që në këto ditë preken nga një ulje, madje edhe e pjesshme e veprimtarisë së tyre”. Në thelb, kjo do të thotë të paktën dy javë pushime nga puna për një seri të punonjësve të Mediaset të prekur nga ulja e orëve të punës. Për më tepër, më 28 Mars, sindikatat dhe drejtuesit e transmetuesit televiziv arritën një marrëveshje për asgjësimin e pushimeve dhe lejeve të prapambeura, që i referohen vitit 2019. Sidoqoftë, nuk ka asnjë marrëveshje për një heqje prej 30% të pushimeve dhe lejeve të vitit 2020.

Sipas dokumentit të nënshkruar, pra, deri më 30 qershor 2020, të gjithë punonjësit e Mediaset që punojnë nga shtëpia duhet të kenë konsumuar të gjitha pushimet dhe të gjitha detyrimet e prapambetura të lejeve të vitit 2019. Deri në 30 qershor do të ketë gjithashtu katër ditë mbyllëse kolektive.

Siç shpjegohet në fund të dokumentit, marrëveshja “lejon, për momentin, të përballen me efektet e krizës me masa që ende nuk janë veçanërisht të rënda për punonjësit e Mediaset. Kompania ka konfirmuar se po studion me kujdes përdorimin e rrjetave të sigurimeve shoqërore të parashikuara nga dekreti Cura Italia, me qëllim që të lehtësohen pasojat e rënda ekonomike në llogaritë e grupit “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat