Turqi, 356 të vdekur nga koronavirusi

Evropë

Turqi, 356 të vdekur nga koronavirusi

Më: 3 prill 2020 Në ora: 07:26
Ilustrim

Shtatëdhjetë e nëntë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka shkuar në 356, njoftoi Ministria turke e Shëndetësisë.

Gjithsej 125.566 persona janë testuar në Turqi deri më tani, 18.757 vetëm gjatë ditës së sotme, ndërsa me 2.456 raste të reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 18.135, treguan të dhënat e fundit të ministrisë.

Sipas të dhënave, 1.101 pacientë aktualisht janë duke u trajtuar në repartet e kujdesit intensiv. Ndërkaq, në një postim në Twitter, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se numri i testeve të kryera gjatë ditës së sotme ka qenë për mbi 4 mijë më i lartë sesa ai i ditës së djeshme.

“Kemi 82 pacientë të shëruar rishtazi. Sërish tërheq vëmendje fakti që 82 për qind e të vdekurve gjatë 24 orëve të fundit janë persona të moshës mbi 60 vjeç”, njoftoi ministri Koca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat