Të sëmurit obez me Coronavirus i dilet në ndihmë me vinç

Evropë

Të sëmurit obez me Coronavirus i dilet në ndihmë me vinç

Më: 3 prill 2020 Në ora: 10:00
Ndihma me vinç

Zjarrfikësit në Londër përdorën një vinç për të nxjerrë nga banesa e tij një pacient obez, i cili dyshohet se ishte i prekur nga Coronavirusi.

Punonjësit e zjarrfikëses të veshur me maska mbrojtëse me filtër u fotografuan ndërsa nxirrnin pacientin obez nga kati i dytë ku banonte për t’ia dorëzuar më pas mjekëve që do i vinin në ndihmë.

Më pas zjarrfikësit i hoqën një pjesë të rrobave të tyre dhe i dërguan ato për t’u dezinfektuar.

Image

Operacioni i pazakontë për t’i ardhur në ndihmë pacientit zgjati për disa orë dhe për këtë arsye një pjesë e rrugës Uxbridge në kryeqytetin anglez u bllokua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat