Britani/Princ Charles hap dyert e spitalit të emergjencës për pacientët e COVID-19

Evropë

Britani/Princ Charles hap dyert e spitalit të emergjencës për pacientët e COVID-19

Më: 3 prill 2020 Në ora: 17:45
Princ Charles

Princ Charles ka hapur zyrtarisht dyert e spitalit të përkohshëm të Britanisë për pacientët e koronavirusit, duke e përshkruar ndërtimin e tij të shpejtë si ‘një arrtije spektakoalre dhe të pabesueshme’.

Qendra e konferencave dhe ekspozitave ExCel në Londër është transformuar në një qendër shëndetësore, e quajtur Nightingale Hospital, në më pak se dy javë.

“Është një shembull- në rast se ndokush kishte nevojë për të- se si e pamundura mund të bëhet e mundur,” tha Charles, trashëgimtari i fronit të Britanisë.

Spitali do të mundësojë fillimisht deri në 500 krevatë të pajisur me ventilatorë dhe oksigjen, por qindra të tjerë priten të vijnë.

“Në këtë kohë të errët, ky vend do të jetë një rreze drite,” tha Princ Charles. “Është simbolikë e kujdesit altruist dhe të përkushtuar të stafit mjekësor në Britani.”

Boris Johnson gjithashtu foli për spitalin, duke falenderuar të gjithë ata që ndihmuan në ndërtimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat