Suedi, kryeministri paralajmëron për mijëra viktima nga COVID-19

Evropë

Suedi, kryeministri paralajmëron për mijëra viktima nga COVID-19

Më: 3 prill 2020 Në ora: 20:38
Stefan Lofven

Suedia duhet të përgatitet për mijëra viktima nga COVID-19, deklaroi sot kryeministri suedez, Stefan Lofven.

“Do të numërojmë mijëra viktima. Duhet të përgatitemi për këtë”, theksoi Lofven në një intervistë për të përditshmen suedeze, “Dagens Nyheter”.

Kriza me të cilën po përballet vendi ka të bëjë me numrin e njerëzve që kanë nevojë për përkujdesje, si dhe me pasojat ekonomike.

Lofven paralajmëroi se pandemia e koronavirusit do të vazhdojë për muaj me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat