‘Shumë herët që Gjermania të heqë kufizimet’/ Merkel sinjalizon se bllokimi do shkojë përtej Pashkëve

Evropë

‘Shumë herët që Gjermania të heqë kufizimet’/ Merkel sinjalizon se bllokimi do shkojë përtej Pashkëve

Më: 3 prill 2020 Në ora: 21:51
Angela Merkel

Është shumë herët që Gjermania të heqë kufizimet në lëvizjen e njerëzve, pavarësisht shenjave që koronavirusi mund të përhapet me një ritëm pak më të ngadaltë, tha Kancelarja Angela Merkel të premten, duke sinjalizuar se bllokimi mund të shtrihet përtej Pashkëve.  

Merkel i bëri thirrje publikut që t'i përmbahet rregullave të distancimit shoqëror dhe higjenës dhe tha që pandemia ishte një "detyrë Herkuliane" dhe ajo e kishte marrë përsipër atë, raporton Reuters.  

"Qeveria dhe unë personalisht po mendojmë se si mund të arrijmë njëkohësisht dy gjëra: sigurimin e mbrojtjes shëndetësore për të gjithë dhe gjithashtu fillimin e një procesi në mënyrë që jeta publike të kthehet hap pas hapi."  

Konservatorët e Merkel kanë parë mbështetje në sondazhet e opinioneve për trajtimin e tyre të shpërthimit.  

Konservatorët dhe partnerët e tyre të koalicionit Social Demokrat (SPD) kanë miratuar një paketë të paprecedent shpëtimi për ekonominë.  

Ata gjithashtu vendosën një qëllim të dyfishimit të numrit të shtretërve të kujdesit intensiv në spitale dhe injektimit të më shumë parave në sistemin e kujdesit shëndetësor.  

"Ishtë e vërtetë që numri i fundit (i rasteve të reja) nga Instituti Robert Koch (për sëmundje infektive), të cilat mbeten të larta, japin arsye për një shpresë shumë të kujdesshme," tha Merkel.  

"Rritja e rasteve të reja të konfirmuara po shkon pak më ngadalë se disa ditë më parë.  

"Por është padyshim shumë herët për të identifikuar një prirje dhe për këtë arsye është gjithashtu shumë herët për të lehtësuar disa prej rregullave të rrepta që kemi vendosur vetë."  

16 rajonet e Gjermanisë, të cilat kanë pothuajse 80,000 raste dhe më shumë se 1.000 vdekje, kanë rënë dakord me qeverinë për të mbajtur frenimin e lëvizjes deri më 19 prill.  

Qeveria federale dhe shtetet do të vendosin më 14 prill nëse do të lehtësojnë kufizimet ose t'i zgjasin ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat