Doktori me Covid-19 thyen izolimin në Londër e vdes në Berlin - Bota Sot
Doktori me Covid-19 thyen izolimin në Londër e vdes në Berlin

Evropë

Doktori me Covid-19 thyen izolimin në Londër e vdes në Berlin

Më: 3 prill 2020 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Një doktor me bazë në Londër që refuzoi urdhrat e vetë-izolimit pas shfaqjes së simptomave të Covid-19 u gjet i vdekur pranë apartamentit të tij në Berlin, duke shkaktuar alarm se mund të ketë infektuar të tjerë gjatë fluturimit të tij nga Anglia.

Qytetari 58 vjeçar me kombësi gjermane punonte në Britani dhe eprorët i kishin thënë të vetë-izolohej prej datës 19 mars pas shfaqjes së simptomave të lidhura me koronavirusin, por nuk kishte bërë testin.

Më 25 mars ai udhëtoi drejt Berlinit, ku ka të afërm dhe zotëron një apartament në zonën Babelsberg në periferi të kryeqytetit.

Prej të premtes ai nuk i përgjigjej më telefonatave kur dhe u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Babelsberg.
Analizat postmortem tregonin se vuante nga Covid-19.

Çështja ka shkatuar zemërim mes qytetarëve gjermanë. “Jam i nevrikosur,” tha kryebashkiaku i Potsdam, Mike Schubert, për Berliner Zeitung. “Ishte një doktor që i njihte rreziqet dhe përsëri shkon e përzihet me turmat në disa shtete, një njeri që vepronte pa përgjegjshmëri”, shtoi ai.

Policia federale gjermane dhe ajo britanike kanë kaluar këtë javë duke ndjekur kontaktet e mundshme të doktorit të paemëruar gjatë rrugës së tij nga Anglia në Gjermani, që besohet të ketë ndodhur me fluturimin e 25 marsit të linjave Ryanair, nga aeroporti i Londrës Stansted, në atë Schönefeld në Berlin, i cili kishte pasur 41 pasagjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat