Mbretëresha Elizabeth II do t’i drejtohet kombit

Evropë

Mbretëresha Elizabeth II do t’i drejtohet kombit

Më: 4 prill 2020 Në ora: 06:59
Mbretëresha Elizabeth II

Mbretëresha britanike Elizabeth II do t’i adresohet kombit të dielën, bëri të ditur Pallati Bukinghem. Adresimi do të bëhet përmes transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv.

Mbretëresha i ka pezulluar detyrat e saj mbretërore. Muajin e kaluar, ajo ka mbajtur një fjalim për shpërthimin e koronavirusit, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar “është duke hyrë në një periudhë të shqetësimeve dhe pasigurive të mëdha”.

Adresimi i së dielës do të jetë i katërti i tillë gjatë mbretërimit të saj 68-vjeçar – përtej fjalimeve tradicionale në Ditën e Krishtlindjeve. Tri fjalimet paraprake, Mbretëresha i ka mbajtur pas vdekjes së nënës së saj më 2002, para varrimit të Princeshës së Uellsit, Diana, më 1997, dhe për Luftën e Parë të Gjirit më 1991.

Të premten, autoritetet britanike kanë bërë të ditur se numri i viktimave nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 3,605. Numri i të infektuarve në këtë vend aktualisht është 38,168.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat