13-vjeçari humb jetën nga koronavirusi, varroset pa familjen e tij. U detyrua të qëndronte në izolim

Evropë

13-vjeçari humb jetën nga koronavirusi, varroset pa familjen e tij. U detyrua të qëndronte në izolim

Më: 4 prill 2020 Në ora: 09:51
Ilustrim

Kjo është historia rrëqethëse e familjes britanike, e cila u detyrua të qëndronte në izolim gjatë varrimit të djalit të tyre, i cili vdiq nga koronavirusi.

Sipas mediave të huaja, dy motrat e Ismail Mohamed Abdulwahab, 13-vjeçari i cili vdiq pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, kanë shfaqur po ashtu simptoma të sëmundjes.

Ndërkaq nëna e 13-vjeçarit dhe gjashtë motrat e tij janë detyruar të izolohen në shtëpinë e tyre në Brixton të Anglisë, dhe nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë në funeralin e tij.

Ai u varros në varrezat myslimane në Chislehurst, nga ndërmarrësit që ishin të pajisur me mjete mbrojtëse, dhe disa të afërm që ndoqën funeralin nga larg.

Sipaz zakoneve islamike, trupi zakonisht çohet në xhami për të marrë lutjet, por duke qenë se të gjitha vendet e kultit në Angli janë aktualisht të mbyllura, Ismaili u dërgua direkt nga morgu për në varreza.

13-vjeçari, i cili nuk kishte probleme të mëparshme shëndetësore, është përshkruar nga familja e tij si një djalë i urtë dhe i sjellshëm me një buzëqeshje që të ngroh zemrën.

Ai rezultoi pozitiv për koronavirusin të premten e kaluar dhe e humbi jetën tre ditë më vonë pasi mushkëritë dhe zemra ndaluan së i funksionuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat