Edhe 809 viktima të tjera në Spanjë

Evropë

Edhe 809 viktima të tjera në Spanjë

Më: 4 prill 2020 Në ora: 14:08
Madrid, Spanjë

Pas tri javësh në izolim, Spanja ka raportuar për 809 viktima të reja nga koronavirusi, të regjistruara në 24 orët e fundit.

Shifra e çon në 11,744 numrin përgjithshëm të viktimave në këtë vend.

Deri më tani, Spanja ka 124,736 njerëz të infektuar me koronavirus.

Numër më të madh të të prekurve dhe viktimave, në Evropë ka vetëm Italia.

Kjo është hera e parë në tre ditë që Spanja raporton për më pak se 900 viktima në 24 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat