Shtohen masat, urdhër i ri në Lombardi për lëvizjen e njerëzve

Evropë

Shtohen masat, urdhër i ri në Lombardi për lëvizjen e njerëzve

Më: 4 prill 2020 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Në Lombardi duhet të dilet në rrugë me maskë, ose një masë mbrojtëse për të mbuluar hundën dhe gojën. Ky është urdhri i ri kundër koronavorusit i guvernatorit Attilio Fontana, që pritet të hyjë në fuqi të dielën.

Nga 5-13 prill, shpjegon Rajoni i Lombardisë në një deklaratë, do të qëndrojnë në fuqi masat shtrënguese të vendosura tashmë në të gjithë territorin lombard më 21 mars.

Urdhri i ri i guvernatorit Fontana përfshin detyrimin e mbulimit të hundës dhe gojës më maskë, ose shall, si dhe përdorimin e detyrueshëm të dorezave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat