Sërish lajme të mira nga Italia, raportohet ulje e numrit të viktimave nga koronavirusi

Evropë

Sërish lajme të mira nga Italia, raportohet ulje e numrit të viktimave nga koronavirusi

Më: 4 prill 2020 Në ora: 19:08
Ilustrim

Një muaj e gjysëm nga nisja e pandemisë së Covid 19, Italia vazhdon të jetë e gjunjëzuar nga nurmi i lartë i viktimave që regjistrohen çdo ditë e nga personat e infektuar.

Sot kurba e pandemisë ka regjistruar një reduktim të lehtë të numrit të viktimave në 24 orët e fundit.

Dita e sotme ka regjistruar 681 viktima. Numër ky më i vogël se një ditë më parë.

Numri total i tyre ka arritur më 15362.

Personat e infektuar deri më sot kanë arritur në 124 632.

Pacientët e kuruar në terapi intesive janë 3994, 29 010 po kurohen në struktura spitalore e 58 274 në kushte kurimi shtëpiak.

Në rajonin e Lombardisë, numri i viktimave është 8656 e janë 345 viktima më shumë se një ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është 49 118.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat