Sfidoi shifrat e përhapjes së COVID-19/ Arrestohet mjekja ruse duke shpërndarë pajisje mbrojtëse

Evropë

Sfidoi shifrat e përhapjes së COVID-19/ Arrestohet mjekja ruse duke shpërndarë pajisje mbrojtëse

Më: 4 prill 2020 Në ora: 19:33
Anastasia Vasilieva

Policia mbajti gjatë natës mjeken ruse, Anastasia Vasilieva, e cila po përpiqej të jepte maska në një qytet të varfër rural.  

Autoritetet ruse arrestuan lideren e një sindikate të pavarur të mjekëve, një kritik i hapur i Kremlin i cili ka hedhur poshtë si "gënjeshtra" numrat e ulët zyrtarë të vendit për infeksionet e koronavirusit, raporton nytimes.  

Anastasia Vasilieva, kreu i Aleancës së Mjekëve, u ndalua nga policia të enjten dhe u mbajt gjatë natës ndërsa udhëtonte nga Moska në një qytet të varfër për të ofruar maska, doreza dhe furnizime të tjera në një spital lokal, sipas një kolegu që udhëtonte me të.  

Arrestimi i doktor Vasilieva, specialiste okulistike, e cila ka qenë mjaft kritik ndaj reagimit të Rusisë ndaj pandemisë, i ‘hodhi benzinë’ skepticizmit tashmë të përhapur, veçanërisht në mesin e kritikëve të Kremlinit, për saktësinë e shifrave zyrtare që tregojnë relativisht pak raste të virusit në Rusi.  

Paraburgimi i saj gjithashtu rriti skepticizmin në lidhje me gatishmërinë e sistemit të kujdesit shëndetësor të Rusisë për të përballuar pandeminë.  

Një grup mjekësh në një spital në Shën Petersburg, qyteti i dytë më i madh i Rusisë, publikoi një video të premten duke apeluar para publikut për ndihmë në marrjen e pajisjeve mbrojtëse, për të cilat ata thanë se kishin nevojë për të trajtuar pacientët me koronavirus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat