Jetët e humbura në Francë po shtohen shumë, 1053 brenda një dite

Evropë

Jetët e humbura në Francë po shtohen shumë, 1053 brenda një dite

Më: 4 prill 2020 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Në Francë, autoritetet raportuan para pak çastesh numrin e jetëve të humbura në 24 orët e fundit. Ata njoftuan se në spitale dhe azilet e pleqve janë regjistruar 1.053 viktima. Numri i përgjithshëm ka arritur në 7.560 brenda pak ditësh.

Kjo është dita e tretë që Franca numëron mbi një mijë të vdekur në ditë, ndërsa pandemia i shtriu efektet e rënda duke nisur nga 1 marsi.

Raportohet se aktualisht janë 82.165 njerëz të infektuar, ndërkohë që po kryhen testime në të gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat