Gjermania shënon rënie të rasteve të reja të Coronavirusit

Evropë

Gjermania shënon rënie të rasteve të reja të Coronavirusit

Më: 6 prill 2020 Në ora: 12:52
Ilustrim

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se 184 persona kanë vdekur dhe 5936 janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani.

Kështu, shifra e përgjithshme e personave të vdekur shkoi në 1342 njerëz, ndërsa i të infektuarve në 91 mijë e 714, shkruan “Reuters”

Të dielën u shënuan 146 raste të infektimeve më pak sesa të shtunën, kur u konfirmuan 6082 të infektuar të rinj. Të premten kishte edhe më shumë raste të reja – 6174.

Gjermania është një ndër vendet me shifrën më të lartë të të infektuarve me koronavirus në Evropë, por ka përqindje të ulët të vdekshmërisë në krahasim me shtetet tjera, si Italia dhe Spanja.

Qeveria gjermane ka premtuar pako të madhe ekonomike për t’i ndihmuar bizneset e prekura nga pandemia dhe ka marrë masa të tjera për ta mbrojtur shëndetin publik, përfshirë ndalimin e tubimeve dhe mbylljen e kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat