Bilanci i frikshëm: Në Serbi numri i të prekurve me COVID-19 shkon në 1.908, për 51 tjerë të vdekur

Evropë

Bilanci i frikshëm: Në Serbi numri i të prekurve me COVID-19 shkon në 1.908, për 51 tjerë të vdekur

Më: 6 prill 2020 Në ora: 12:59
Foto Ilustrim

Sipas raportit më të fundit të publikuar nga ministria e Shëndetësisë në Serbi, numri i personave të konfirmuar me COVID-19 në këtë vend ka shkuar në 1.908, derisa 51 tjerë kanë humbur jetën.

Ditëve të fundit në Serbi numri i  të prekurve me coronavirus është duke u rritur dita ditës, kurse deri më tani mbi 7.300 persona kanë bërë testin e COVID-19

Si masë preventive për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të coronavirusit, në Serbi është ndaluar lëvizja e qytetarëve nga ora 17:00 deri në 5 të mëngjesit, kurse gjatë vikendit nga ora 15:00 deri në 5.

Qeveria e këtij vendi gjithashtu ka mbyllur kufijtë e saj, kurse transporti urban është ndalur përkohësisht. Të drejtë lëvizje kanë vetëm ata persona që posedojnë leje të veçantë, që dëshmojnë se duhet të shkojnë në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat