7 viktima në 24 orët e fundit në Serbi nga koronavirusi, 58 në total

Evropë

7 viktima në 24 orët e fundit në Serbi nga koronavirusi, 58 në total

Më: 6 prill 2020 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Shtatë persona të tjerë ndërruan jetë në Serbi gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 duke e çuar numrin total në 58.

Ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se edhe 292 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri.

Gjatë këtyre 24 orëve u kryen 1,192 testime nga të cilat 292 rezultuan pozitiv.

Tashmë në Serbi janë regjistruar 2,200 të prekur nga pandemia e COVID-19.

Ndërsa 178 persona janë shëruar nga virusi dhe kanë lënë spitalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat