Franca po shkon drejtë rënies më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore

Evropë

Franca po shkon drejtë rënies më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore

Më: 6 prill 2020 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Franca po shkon drejt rënies më të keqe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore, ka paralajmëruar Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire.

Në një seancë dëgjimore sot në senat, ai tha se 2020-a është zyrtarisht viti më i vështirë nga aspekti ekonomik, që nga Lufta e Dytë Botërore, raporton CNN.

“Ne kemi të ngjarë të kapërcejmë shifrën e -2.9% këtë vit,” tha Le Maire.

Ai më parë kishte paralajmëruar se tronditja ekonomike nga pandemia e koronavirusit do të ishte brutale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat