Në Itali vazhdon të ketë numër të lartë të të vdekurve nga coronavirusi

Evropë

Në Itali vazhdon të ketë numër të lartë të të vdekurve nga coronavirusi

Më: 6 prill 2020 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Departamenti i mbrojtjes civile tha të hënën se 16.523 njerëz kanë vdekur deri më tani nga coronavirusi në Itali, 636 më shumë se të dielën.

Sipas medieve italiane, departamenti tha që 93.118 njerëz janë infektuar aktualisht me coronavirus në Itali, 1.941 më shumë se e diela.

Gjithashtu, thuhet se 22.837 njerëz deri më tani janë shëruar nga coronavirusi në Itali.

Në përgjithësi, numri i personave që janë infektuar, përfshirë ata që kanë vdekur dhe ata që janë shëruar, tani është 132.547.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat