Vret 5 persona pse bën zhurmë gjatë izolimit të koronavirusit

Evropë

Vret 5 persona pse bën zhurmë gjatë izolimit të koronavirusit

Më: 6 prill 2020 Në ora: 19:19
Anton Franchikov dhe Svetlana

Jo në të gjitha shtresat në periudhën e mbylljes prej koronavirusit, jetojnë në qetësi dhe respekt. Nga Rusia vjen një ngjarje tronditëse, ku për shkak të zhurmës që vinte nga banesa e fqinjit, një burrë u shfaq i armatosur me armë gjahu dhe nisi të qëllonte nga tarraca e apartamentit të tij duke vrarë 4 burra dhe një grua shtatzënë.

Anton Franchikov, një 31-vjeçar i cili punonte në spital në një strukturë neuropsikiatrike dhe bashkëshorti i një mjekeje bazë, Svetlana 27 vjeçe, hapi zjarr në nje kompleks banimi në Yelatma, të Rusisë.

Viktimat e 31-vjeçarit janë bashkëshortët Evgenij dhe Kristina Tabunov, 24 dhe 22 vjeç, Ilya Kondrakov, 26 vjeç, Viktor Kapitanov, 24 vjeç dhe Maksim Ukhov, 31 vjeç.

Anton Franchikov pas tragjedisë tentoi që të arratisej, por u ndalua nga policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat