Franca dje regjistroi numrin më të madh të viktimave nga coronavirusi, për 24 orë

Evropë

Franca dje regjistroi numrin më të madh të viktimave nga coronavirusi, për 24 orë

Më: 7 prill 2020 Në ora: 07:28
Ilustrim

Franca të hënën raportoi se 833 më shumë njerëz kishin vdekur nga coronavirusi në spitale dhe shtëpi pleqsh gjatë 24 orëve të mëparshme, numri më i lartë ditor që nga fillimi i epidemisë.

“Ne nuk kemi arritur në fundin e ngjitjes së kësaj epidemie”, u tha ministri i Shëndetit Olivier Véran gazetarëve ndërsa ai njoftoi numrin e ri.

Véran tha se vdekjet më të fundit kishin sjellë numrin e përgjithshëm të viktimave nga epidemia e coronavirusit në Francë në 8,911.

Sipas medieve franceze, shifrat tregojnë se për Francën, e cila ka qenë në mbyllje që nga 17 marsi, lufta ndaj coronavirusit ishte larg nga e fituar.

Franca tani po jep një numër të përditshëm të vdekjeve të kombinuara në spitale dhe shtëpi pleqsh. Më parë ajo kishte dhënë vetëm numrin e spitaleve në baza ditore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat