Edhe Danimarka planifikon t’i kthehet jetës normale më 15 prill

Evropë

Edhe Danimarka planifikon t’i kthehet jetës normale më 15 prill

Më: 7 prill 2020 Në ora: 13:10

Austria dje ishte bërë shteti i parë evropian që kishte vendosur heqjen graduale të kufizimeve pas situatës me koronavirusin.

Vendim të ngjashëm do të marrë edhe Danimarka.

Në Danimarkë, plani është që çerdhet dhe shkollat ​​fillore të rihapen më 15 Prill, ndërsa kompanitë gradualisht do të rifillojnë bizneset.

Qeveria daneze ka thënë se shteti ka reaguar shpejt ndaj situatës dhe për këtë arsye e keqja e madhe është parandaluar.

“Reagim i shpejtë kufizues tani na jep edhe mundësinë për të dalë nga kjo krizë më shpejt” thuhet në njoftimin e Qeverisë së Danimarkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat