Vietnami dhuron 550,000 maska për vendet e BE-së në luftën e koronavirusit

Evropë

Vietnami dhuron 550,000 maska për vendet e BE-së në luftën e koronavirusit

Më: 7 prill 2020 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Vietnami dhuroi 550,000 maska për fytyrën në pesë vende evropiane të martën për të mbështetur luftën e tyre kundër koronavirusit që ka vrarë më shumë se 75,000 njerëz në të gjithë botën, raporton Reuters.

Maska, të bëra prej pëlhure antimikrobike, u janë dorëzuar ambasadorëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Spanjës dhe Britanisë në Hanoi, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Vietnami, i cili ka raportuar 245 raste të koronavirusit, pa vdekje, tha se gjithashtu ka dhuruar maska dhe pajisje të tjera mjekësore në vende të tjera, përfshirë Kinë, Kamboxhia dhe Laos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat