Austriakët po i frekuentojnë më rrallë marketet që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19

Evropë

Austriakët po i frekuentojnë më rrallë marketet që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19

Më: 7 prill 2020 Në ora: 14:01
Foto Ilustrim

Në krizën e pandemisë së coronavirusit, austriakët kanë ndryshuar shprehitë e tyre sa i përket blerjeve nëpër markete.

Madje 61 për qind e austriakëve, sipas hulumtimeve më të reja për shkak të coronavirusit po frekuentojnë më rrallë marktetet sesa para krizës së COVID-19.

Gjithashtu 41 për qind kanë pranuar se me frikë të madhe futen nëpër markete, sepse besojnë se mund të infektohen me COVID-19.

Në hulumtim thuhet se 64 për qind e austriakëve po shmangin kontaktet me të tjerët derisa janë brenda marketeve, kurse një e katërta nuk kyçen në biseda me shitësit apo me blerësit e tjerë.

“Blerësit ndihen si në shtëpinë e fantazmave”, ka vlerësuar autorja e hulumtimit Sabine Bineshab.

“Një vend mund të jetë shumë i frikshëm pasi nuk e dini se në cilën pjesë të asaj hapësire mund të rrezikoheni nga infeksioni. Për këtë arsye, ata mezi presin të largohen nga marketet”, ka shtuar Bineshab.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat