Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë regjistruar 3.834 raste të reja me COVID-19, numri i përgjithshëm shkon në mbi 100 mijë

Evropë

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë regjistruar 3.834 raste të reja me COVID-19, numri i përgjithshëm shkon në mbi 100 mijë

Më: 7 prill 2020 Në ora: 14:16
Foto Ilustrim

Evropa assesi të gjej qetësi nga pandemia e coronavirusit. Zyrtarët e qeverisë gjermane, kanë konfirmuar se numri i personave të rinj të infektuar me COVID-19, gjatë 24 orëve ka shkuar në 3.834, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve në mbi 100 mijë.

Të dhënat e Institutit Robert Koch që monitoron sëmundjet ngjitëse, tregojnë se numri i personave të vdekur në Gjermani nga 173 sa ishte disa ditë më herët, ka shkuar në 1.810.

Por, numri i të prekurve të rinj me COVID-19 në 24 orët e fundit po konsiderohet më i lartë, në krahasim me një ditë më parë ku ishin 3.677.

Kujtojmë që vendet që janë prekur më së shumti nga pandemia e coronavirusit në Evropë janë Italia, Spanja, Britania e Madhe dhe Franca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat