Mbretëresha i dërgon mesazh kryeministrit Boris Johnson dhe familjes së tij

Evropë

Mbretëresha i dërgon mesazh kryeministrit Boris Johnson dhe familjes së tij

Nga: E.B Më: 7 prill 2020 Në ora: 16:04
Mbreteresha Elizabete dhe Boris Johnson

Mbretëresha i ka dërguar një mesazh mbështetjeje Kryeministrit Britanik, partnerit të tij s dhe pjesës tjetër të familjes së tij.
Boris Johnson vazhdon qёndrimin nё spital me koronavirus.

Një tweet zyrtar i Familjes Mbretërore tha:
"Më herët sot Mbretëresha i dërgoi një mesazh Carrie Symonds dhe familjes Johnson. Madhëria e saj tha që ata ishin në mendimet e saj dhe se ajo i uroi Kryeministrit një shërim të plotë dhe të shpejtë."

Ndёrkohё, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit gjithashtu deklaruan dëshirat e tyre të mira për Boris Johnson.
"Mendimet  tona janë me Kryeministrin dhe familjen e tij, të cilët pëlqehen kaq shumë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën e qё janë të prekur nga koronavirusi. I urojmë një rikuperim të shpejtë në këtë kohë të vështirë,", lexohet në llogarinë zyrtare në Twitter të William dhe Kate, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat