Koronavirusi, Belgjika dhe Holanda shënojnë numrin më të lartë të viktimave që nga nisja e pandemisë

Evropë

Koronavirusi, Belgjika dhe Holanda shënojnë numrin më të lartë të viktimave që nga nisja e pandemisë

Më: 7 prill 2020 Në ora: 20:04
Ilustrim

Belgjika shënon një bilanc të frikshëm viktimash, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 403 të vdekur, ose shifra më e madhe e të ndjerëve prej koronavirusit në këtë vend.

Në total në Belgjikë numri i viktimave shkon në 2035, ndërsa i të prekurve në 22.194.

Në orët e fundit janë shtuar 1380 raste të reja.

Me 234 të vdekur në 24 orët e fundit, edhe Holanda shënon numrin më të madh të viktimave qysh nga nisja e pandemisë së koronavirusit.

Në raportimin e autoriteteve holandeze, thuhet se shkon në total në 2101 numri i viktimave.

Ndërkohë numri i të prekurve ka shkuar në 19.580, duke shtuar 777 raste të reja në orët e fundit.

Sakaq në spital aktualisht të shtruar ndodhen 7427 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat