Mrekulli në Itali, vjen në jetë vajza e “pacientit 1”

Evropë

Mrekulli në Itali, vjen në jetë vajza e “pacientit 1”

Më: 8 prill 2020 Në ora: 10:52
Ilustrim

Mes frikës së pandemisë së koronavirusit që ka mbërthyer botën dhe ka gjunjëzuar Italinë, vjen një lajm i mirë nga vendi fiqnj.

Mediat shkruajnë se ka ardhur në jetë Giulia, vajza e “pacientit 1” në Itali, i cili konsiderohet rasti i parë i konstatuar me koronavirus.

Ajo erdhi në jetë në spitalin Buzzi në Milano ditën e djeshme. Gruaja e “pacientit 1”, Valentina, ishte gjithashtu pozitive për COVID-19, por për fat të mirë e përfundoi shtatzëninë pa probleme.

Lajmi u bë i ditur nga miqtë e 38-vjeçarit Mattia, i cili ka qëndruar prej ditësh në terapi intensive. Më 23 mars, ai la spitalin dhe sot gëzojnë shëndet të plotë si familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat