Banorët e këtij regjioni në Gjermani këshillohen të qëndrojnë në shtëpi edhe gjatë Pashkëve

Evropë

Banorët e këtij regjioni në Gjermani këshillohen të qëndrojnë në shtëpi edhe gjatë Pashkëve

Më: 8 prill 2020 Në ora: 11:12
Gjermania

Gjermania ka dhënë një këshillë para festës së Pashkëve.

Banorët e regjionit jugor të Bavarisë në Gjermani u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi gjatë Pashkëve për të ndihmuar parandalimin e përhapjes së koronavirusit, raporton CNN.

“Ju lutemi qëndroni në shtëpi edhe për festat e Pashkëve,” tha Ministri i Shtetit i Transportit në Bavari Kerstin Schreyer në një deklaratë.

Deklarata gjithashtu u kërkoi njerëzve të mos shkojnë në liqene, në male ose të vizitojnë të afërmit – edhe pse moti i mirë parashikohet gjatë fundjavës së festave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat