Zjarr në pallatin mbretëror në Berlin, që po rindërtohet

Evropë

Zjarr në pallatin mbretëror në Berlin, që po rindërtohet

Më: 8 prill 2020 Në ora: 12:23
Berlin

Një zjarr shpërtheu të mërkurën në pallatin mbretëror që po rindërtohet me shpenzime të mëdha në qendër të Berlinit, tha shërbimi i zjarrfikësve.

Shërbimi i zjarrfikësve në Berlin tha në Twitter se tymi po vinte nga materialet e ndërtimit dhe dy bolierë bitumi, duke shtuar se një person ishte plagosur dhe rreth 80 punonjës të emergjencës ishin në vendngjarje.

Një fotografi e postuar nga shërbimi i zjarrfikësve në Tëitter tregonte se tymi i zi po ngrihej para hyrjes së pallatit të ri nga një zonë ndërtimi.

Policia e Berlinit tha në Twitter se nuk kishte asnjë provë se zjarri ishte vënë me qëllim, por tha se hetuesit do të hetojnë për shkakun pasi zjarri të shuhet.

Ndërtimi i pallatit nisi në vitin 2012. Ndërtesa, e cila do të jetë muze dhe qendër kulturore, do të hapet gjatë këtij viti.

Kostot për ndërtesën kanë shkuar në 644 milion euro (699 milion dollarë) nga 552 milionë të planifikuar fillimisht, me fondet e shtetit federal që plotësuan pjesën më të madhe të faturës.

Dinastia Hohenzollern e Prusisë e përdori pallatin barok të shekullit të 18-të si rezidencën e saj të dimrit deri në fund të Luftës së Parë Botërore, kur perandori i fundit i Gjermanisë, Wilhelm II, u detyrua të heqë dorë.

Ai shërbeu si një muze nën Republikën e Vajmarit, por më shumë u la pas dore nga nazistët.

Dëmtuar keq në Luftën e Dytë Botërore, komunistët e Gjermanisë Lindore më vonë e neglizhuan atë për t’i hapur rrugë një sheshi madhështor dhe një ndërtese të re parlamenti, Pallatit të i Republikës. Kjo ndërtesë u shkatërrua në vitin 2008 pas shumë debateve të nxehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat