Mijëra të vdekur për dy ditë nga koronavirus në Spanjë

Evropë

Mijëra të vdekur për dy ditë nga koronavirus në Spanjë

Nga: E.B Më: 8 prill 2020 Në ora: 12:25
Ilustrim

Spanja ka regjistruar rritjen e saj të dytë të njëpasnjëshme ditore në numrin e vdekjeve nga koronavirus pas një rënie për një javë të gjatë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë lëshuar të Mërkurën.

Shifrat tregojnë se 757 njerëz vdiqën në 24 orët e kaluara, një rritje nga 743 vdekje të regjistruara një ditë më parë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 14.555 njerëz kanë vdekur deri tani nga COVID-19 në Spanjë.

Numri i të infektuarve gjithashtu është rritur nga 83,504 në 84,111, një rritje prej 610.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu raportoi se 48.021 njerëz tani janë shëruar nga virusi, 4,813 më shumë sesa numri i raportuar të marten, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat