Gjermania dhe Luksemburgu do të marrin fëmijë emigrantë nga Greqia

Evropë

Gjermania dhe Luksemburgu do të marrin fëmijë emigrantë nga Greqia

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:02
Horst Seehofer

Gjermania po planifikon të marrë deri në 50 të mitur të pashoqëruar që qëndrojnë në kampe refugjatësh të mbipopulluar në Greqi, ndërsa Luksemburgu ka pranuar të pranojë 12, thanë të martën zyrtarët e qeverisë.

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer do t'i propozojë Kabinetit të mërkurën një plan për të sjellë fëmijët në Gjermani dhe të rekomandojë që "transferimi të fillojë në javën tjetër, nëse është e mundur", thuhet në një deklaratë të ministrisë së tij.

Një duzinë tjetër fëmijësh pritet të transferohen nga kampet greke në Luksemburg në ditët e ardhshme, tha qeveria greke, duke shprehur falënderime për vendin e vogël evropian.

Zhvendosja "po arrihet përkundër rrethanave të vështira të pandemisë (koronavirus) dhe ka krijuar një shembull pozitiv për partnerët e tjerë evropianë," tha Giorgos Koumoutsakos, ministri i Emigracionit dhe Azilit i Greqisë.

Më shumë se 42,000 njerëz aktualisht jetojnë në kampe të mbipopulluara në ishujt grekë, përfshirë rreth 5,500 të mitur të pashoqëruar. Rreth 10% e tyre janë nën 14-vjeç, sipas Europol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat