Koronavirusi bën mrekulli! Shembet ura në Itali, për fat të mirë parandalohet tragjedia

Evropë

Koronavirusi bën mrekulli! Shembet ura në Itali, për fat të mirë parandalohet tragjedia

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:20
Shembet ura në Itali

Pas çdo të keqeje, qëndron një e mirë- ky është rasti i shembjes së urës së Caprigliola-s në Itali, e cila falë bllokimit të lëvizjes nga pandemia Covid-19 nuk shkaktoi një tragjedi të mundshme.

Në momentin e shembjes së arteries të rëndësishme që lidh La Spezia-n dhe Massa-n po kalonte një furgon dhe për pasojë shoferi mbeti i plagosur lehtë. Shoferi i cili u plagos pas rrëzimit të urës në Albiano Magra u transportua në spital, ndërkohë që një tjetër shofer në një furgon, nga ana tjetër, shpëtoi i padëmtuar.

Ura në ditë të zakonshme ka një qarkullim mjetesh të konsiderueshme, por koronavirusi ka paralizuar lëvizjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat