Rrobat mbrojtëse shqyhen për pak sekonda sikur të ishin prodhuar nga letra, pamjet e infermiereve franceze kanë habitur opinionin publik

Evropë

Rrobat mbrojtëse shqyhen për pak sekonda sikur të ishin prodhuar nga letra, pamjet e infermiereve franceze kanë habitur opinionin publik

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:53
Foto Ilustrim

Një video e pazakontë e filmuar brenda një spitali më Marsejë të Francës, ka habitur opinionin publik në këtë vend.Në të shihen infermieret e spitalit të fëmijëve “Timone” duke veshur rrobat mbrojtëse, të cilat përdoren gjatë punës me pacientë të prekur me coronavirus.

Por, gjithçka do të ishte në rregull sikur rrëfimi të përfundonte me kaq. Ajo çfarë ka habitur të gjithë është cilësia e dobët e rrobave që copëtohen për pak sekonda, sikur të ishin të prodhuara nga letra.

Zyrtarët shëndetësor të këtij qyteti kanë konfirmuar se rrobat janë marrë nga një depo në Francë, por sipas tyre ato janë prishur për shkak se nuk janë ruajtur në kushtet adekuate.

Videot që po qarkullojnë në rrjete sociale janë nga një komunikim privat mes punonjësve të spitalit. Një infermiere shihet duke treguar vrimën në dorë, dhe thotë se kështu do të futet në dhomën ku janë të shtrirë pacientët me COVID-19.

“Do t’i marrë me kujdes, sepse kurrë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë – e futa dorën dhe depërtoi në tjetrën anë”, thotë infermierja duke shtuar se është kutia e tretë me rroba.

Me t’u publikuar pamjet, autoritetet kanë filluar hetimet, kurse mediat lokale raportojnë se nuk bëhet fjalë për rroba të porositura nga Kina, por se janë prodhim vendor që kanë mbetur rezervë dhe që janë shkatërruar nga lagështia dhe myku derisa kanë qëndruar të lagura nëpër kuti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat