Gruaja pasi paguan faturat në postë tregon se është me koronavirus

Evropë

Gruaja pasi paguan faturat në postë tregon se është me koronavirus

Më: 8 prill 2020 Në ora: 16:15
Ilustrim

Një grua e infektuar me koronavirus u fut në një postë në Zagreb, dhe pasi pagoi faturat, u tha të pranishmëve se ajo ishte e prekur me koronavirus dhe se gjithçka duhet të dezinfektohet.

Zyra postare u mbyll dhe u thirr një epidemiolog. Kreu i Mbrojtjes Civile të Zagrebit të Ri, Valentin Rajkoviq, tha për HRT se gruaja duhet të kishte qenë në izolim.

“Në mëngjes, ajo erdhi të paguante faturat dhe kur i mbaroi, ajo tha se ishte e infektuar me koronavirus dhe se gjithçka duhej të dezinfektohej,” tha Rajkoviq.

Ai gjithashtu tha se atyre u ishin dhënë urdhra që të rendisnin të gjithë personat që ishin në postë në atë moment dhe do të vendoseshin në izolim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat