"BE nuk reagoi vonë – shëndeti është çështje kombëtare"

Evropë

"BE nuk reagoi vonë – shëndeti është çështje kombëtare"

Nga: F. B. Më: 9 prill 2020 Në ora: 09:30
Han

Komisari Evropian për financim Johanes Han deklaroi për veprim të harmonizuar të BE-së për tërheqjen e masave restriktive me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusi, vendet e BE-së janë të lidhura ngushtë kështu që fillimi i ri ekonomik duhet të jetë i harmonizuar ka thënë  ai, për gazetën austriake “Kurir”, shkruajnë “B92” dhe “Bota Sot”.

"Nuk kemi bazë ligjore dhe mundemi vetëm të apelojmë në qeveri që të shikojnë gjithçka dhe nga çdo kënd” tha Han me rastin e propozimeve për strategjinë e daljes që ka punuar Komisioni Evropian dhe që pas pashkëve do të prezantohet..

Në të njëjtën kohë Han hodhi poshtë kritikat se BE ka reaguar tepër vonë dhe është dukur e pafuqishme.

"Disa nga akuzat bazohen në mosdije se shëndetësia në BE është çështje kombëtare, atje ku kemi kompetenca direkt siç janë masat e koordinuara kemi vepruar me kohë” tha ai.

Lidhur me diskutime për obligimin e përbashkët me qëllim të sanimit të ekonomisë se vendeve të prekura nga virusi pas krizës, Han tha se duhet të shfrytëzohen emërtimet e vjetra të cilat që nga fillimi janë të lidhura me mospajtime.

Si zemër të strategjisë së ringjalljes pas virusit Corona ai ka përmendur kuadrin financiar të BE-së për 2021. Me këtë rast ai porositi se prioritet bazë nga ai kuadër nuk ndryshojnë.

Han hodhi poshtë mundësinë e rritjes së BE-së duke shtuar se nuk do ketë ndryshim në formën bazë të buxhetit.

"Mirëpo duhet të rritet “fuqia jonë e zjarrtë financiare” me qëllim që anëtarëve dhe ekonomive të ju ndihmojmë në ringjallje” përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat